Shqip

Albaniala sezione in italiano

Shqipëria është një vënd shumë afër Italisë, i vogël për nga dimensionet, gjithsej 28.748 km²  por sigurisht është një vënd i madh për mundësitë kulturore dhe ekonomike. Është kaq afër me Italinë saqë mund të shikohet me sy nga brigjet e Pulias, Shqipëeria ka qënë e panjohur për shumë vite, për të mos thënë e injoruar – për shumicën e italianëve.
Shqipëria, zyrtarisht Republika e Shqipërisë e përkthyer fjalë për fjalë “ Vëndi i Shqiponjave “ është një shtet në gadishullin ballkanik i vendosur ne jug-lindje të Europës. Kufizohet në veri – perëndim me Malin e Zi, në veri – lindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug me Greqinë. Brigjet e saj shtrihen në Detin Adriatik ( kanali i Otrantos) dhe në Detin Jon. Shqipëria është një Republikë  Parlamentare. 
Megjithëse shqiptarët në Itali përbëjnë një emigracion të viteve te fundit, përfaqësojnë grupin e dytë te komuniteteve te huaja në nivel kombëtar me një numur personash prej 482.627 (10.6% të totalit të huajve në Itali).(Sipas Dossier Statistico 2011).
Shqiptarët në zonën e Lacios janë komuniteti i katërt me 23.337 persona (4.3%) – sipas të dhënave të Dossier Statistico 2011. Ndërsa në zonën e qytetit të Romës, komuniteti shqiptar përbëhet nga 13.585 persona e barabartë me 3.3% të huajve. Studentët shqiptarë në shkollat e Romës janë 5.9% e prezencës totale të huajve.  Sipas të dhënave te Zyrës Statistikore të Bashkisë Roma Kryeqytet (të datës 01.01.2010) shqiptarët arrijnë shumën prej 6.068 persona.
Shqiptarët e parë pa dyshim i përkasin historisë së lashtë të gadishullit ballkanik dhe e kanë prejardhjen nga Ilirët. Janë një popull që ka jetuar në të njëjtën kohë me Grekët dhe Romanët dhe i karkterizonte një kulturë e fortë dhe e thellë. Shqiptarët e quajnë vëndin e tyre Shqipëria, gjuha e tyre është klasifikuar në familjen e gjuhëve indo - europiane. 
Shiko më poshtë pemën e gjuhëve indo – europiane.
 
 
Pema e gjuhëve indo – europiane
 
 Albero delle lingue
 
 
 
 
 
Sipas studimeve historike, janë tetë eksodet e emigracionit të shqiptarëve në Itali, të cilave i duhen shtuar edhe spostimet brënda territorit të Italisë së jugut dhe emigracioni i fundit ( i nënti) i viteve të fundit.
 
Emigracionet e shqiptarëve në Itali nëpër vite:
 
E para: 1399-1409
E dyta: 1416-1442
E treta: 1461-1470
E katërta: 1470-1478
E pesta: 1533-1534
E gjashta: 1646 …
E shtata: 1744 …
E teta: 1774 …
E nënta: 1990 – 1991 - 1997
 
Shkaqet që kanë shtyrë popullsinë e vëndit të shqiponjave që të emigrojë ndër shekuj janë midis tyre thellësisht të bashkëlidhura dhe janë si të natyrës ekonomike (në gjithë format e saj) ashtu edhe politike. Rezulton e ndërlikuar bile e pamundur të përdorësh një ndarje midis dy shkaqeve sepse nuk është e lehtë të kuptohet se ku mbaron njëri shkak dhe ku  fillon tjetri. 
Zgjedhja për të emigruar në Itali si objektiv kryesor i përtej detit në lidhje me vëndet perëndimore nuk mund të shpjegohet thjeshtë me lehtësinë për të aritur në këtë vënd, por me lehtësinë që kanë shqiptarët për tu ambientuar në Itali falë: a) njohja e gjuhës të vëndit fqinj që pjesa më e madhe e kanë mësuar nëpërmjet kontaktit me mass-median italiane; b) njohja e kulturës dhe artit italian; c) prezenca e minorancës etniko – kulturale me prejardhje arbëresh.
Shqiptarët e quajtur arbëresh, ndodhen në Itali që nga viti 1416 në periudhën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Kjo pjesë e diasporës shqiptare, përbën edhe sot një komunitet të rëndësishëm në jug të Italisë, më saktë në Pulia, Kalabri, Siqili, Bazilikata, Kampania, Molize e Abruxo.
Plot 25 perandorë romanë ishin me origjinë shqiptare, po ashtu me origjinë italo - shqiptare o arbëresh, siç do ishte më e saktë të shpreheshim, kishin qënë Papa Clemente XI, Francesco Crispi e Antonio Gramsci, për të mos folur për disa pjesëtarë të ushtrisë së Garibaldit dhe luftëtarë në betejat e rilindjes së Italisë.
Arbëria përfaqëson prezencën shqiptare në Itali, jo vetëm në aspektin fizik por edhe në ndjenjën e madhe të mikpritjes së banorëve të saj. Sipas së drejtës së zakonit të malësisë Shqiptare, të përmbledhura ne Kanunin e Lek Dukagjinit, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, i cili nderohet duke i dhënë bukë, kripë e zëmër. Kultura Arbëreshe, ndryshe nga të tjerat që janë të lidhura me vëndin dhe komunitetin që shekuj përpara arritjes së tyre ndodheshin në Itali, është një element akoma më i vlefshëm, pikërisht sepse kjo etni sjell me vehte një histori të ndryshme dhe originale për tu krahasuar. Pra tradita të reja, zakone, veshje, guzhina e gatimi, arti, foklori dhe të tjera. 
 
 
Besimet fetare në Shqipëri
 
 
Gjatë shekujve, shumë shtetas të etnive dhe besimeve te ndryshme janë përzjerë në gadishullin ballkanik, derisa dikush ( pushtuesi i fundit në radhë ) nuk vinte në dukje ndryshimet midis tyre. Gjatë pushtimit otoman, Perandoria u mundua me sa mundi për te shpërbërë sistemin shoqëror, që të qeveriste pa e shqetësuar askush. Zgjeroi influencën e besimit Islamik midis popujve përgjithësisht të krishterë duke përdorur forcën dhe kërcënimet. Në këtë mënyrë ndër shekuj krijoi një bashkëjetesë midis komuniteteve te ndryshme fetare. Mbas luftës së dytë botërore në Shqipëri, diktatori Hoxha provoi të krijojë një ndjenjë kombëtare me qëllimin për të mbajtur të bashkuar vëndin brënda kufijve politikë të qëndrueshëm. Në vitin 1967 Hoxha shpalli jashte ligjit çdo besim fetar. Përfaqësuesit fetare u eliminuan. Deri në vitin 1991 çdo veprimtari fetare u nxor jashtë ligjit. Mbas përmbysjes së regjimit shpërtheu një ringjallje fetare.
 
Megjithë shtypjen dhe  kolonializmin kulturor, në krahinat e Shqipërise së sotme është i pranishme një laiçizëm shumë i përhapur dhe tolerant midis popullatës.  Është e thjeshtë që një nxënës emigrant në Itali të mos jetë besimtar aktiv , megjithëse deklarohet se është mysulman o katolik e ortodoks. Gjithashtu është e mundur të takosh mysulmanë besimtarë ose katolikë thellësisht besimtarë, edhe ortodoksë. Në Shqipërinë e sotme në fakt, popullsia përbëhet nga tre besime kryesore: 60% mysulmanë (Shqipëria qëndrore, veriore dhe jugore);20% të krishterë ortodoksë (Shqipëria e jugut dhe qëndrore); 20% katolikë (Shqipëria qëndrore dhe veriore).
Është i njohur nga të gjithë fakti i të mos qënit fetar të shqiptarëve që vjen si pasojë e disa shkaqeve historike të cilat kanë penguar rënjosjen e një ndjenje fetare të vetme dhe te gjithëpranuar. 
Trasformimet e mëdha që ndodhën në Shqipëri në fillim të viteve ’90 sollën njohjen e të drejtave themelore të njeriut, midis të cilave edhe lirinë e besimit dhe u vendosën edhe kontaktet e para me Shtetin e Vatikanit.
 
Me marjen e drejtimit të papatit nga Papa Giovanni Paolo II, u shpeshtuan përpjekjet e Santa Sede drejt vëndeve komuniste te lindjes, përfshirë Shqipërinë. U kryhen tentativa të vazhdueshme me qëllim për të nxjerë Shqipërinë nga errësira  e ateizmit ku e kishte çuar sistemi komunist. 
Në vitin 1991 u rivendosën marëdhëniet diplomatike midis Vatikanit dhe Shqipërise. 
Në vazhdim mbas lidhjes së marëdhënieve diplomatike midis Shqipërise dhe Vatikanit, u krijuan kushtet për bashkëpunim që solli, si moment të rëndësishëm, vizitën e Papës në Shqipëri më 25 prill 1994. Papës ju rezervua një pritje e jashtëzakonshme nga populli shqiptar. Mysulmanë, ortodoksë dhe katolikë, pa asnjë dallim, mikpritën njeriun që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për rrëzimin e komunizmit në Europën e Lindjes. Vizita e Shënjtërise së tij ishte një mbështetje morale dhe politike për Shqipërinë. Papa Giovanni Paolo II pra ishte i pari Papë në historine e Shqiperise që puthi tokën shqiptare. Me vizitën e tij, Ai vërtetoi identitetin perëndimor të popullit të Kastriotit dhe, sëbashku me Papa Clemente XI - Albani dhe Madre Terezën, kontribuoi për kthimin e Shqipërisë në Perëndim.
 
 
C/O Parrocchia di Ognissanti
Via Appia Nuova, 244
00183 Roma 
 
 
Chiesa S. Giovanni della Malva in Trastevere
p.zza di S. Giovanni della Malva
00153 ROMA 
tel. 06-5812294 - tel. 06 7014516
 
Kisha e San Giovanni della Malva është e para, në Itali, që mikpriti komunitetin etnik shqiptar dhe është e vendosur në zemër të Romës, në lagjen e  Trasteveres. Deri tani, tregon don Pasquale Ferraro, kordinator kombëtar  për besimtarët emigrantë shqiptarë në Itali, bashkëkombasit e tij kanë qëne mikpritur nga kishat, të cilat kanë lejuar përdorimin e ambienteve ose te kishës për zhvillimin e meshës dhe aktivitete të ndryshme fetare dhe mësimore. Nga viti 1996 grupi është mbledhur cdo të djelë pranë kishës së Ognissanti, në rrugën Appia Nuova, të mbështetur nga priftërinjtë orionini. Nga 1° agosto 2004 një dekret i Vikariatit të Romës i ka lejuar komunitetit katolik shqiptar të përdorë ambientet e kishës për lutjet dhe aktivitetet fetare.
I emëruar rektor i kishës, don Ferraro komenton: « Kisha San Giovanni della Malva është mjaft e madhe dhe mikpritëse, dhe është edhe pasuri me vlera artistike, një vënd ku besimtarët më në nevojë gjejnë në qëndër të Romës strehë dhe ndihmë. Le të mblidhet komuniteti i ri i shqiptarëve në këtë kishë duke e bërë një shtëpi të mikpritjes për çdo shqiptar ».
 
Religionila sezione in italiano